0Luftës kundër piraterisë në rajonin e Bririt Afrikan i kushtohet seminari i Këshillit Rusi-NATO, i cili filloi punën në Kopenhagë. Përfaqësuesit e Komandës ushtarako-detare të palëve po diskutojnë mundësitë e realizimit të një bashkëpunimi më të ngushtë për garantimin e sigurisë së lundrimit. Në kuadër të seminarit në kryeqytetin danez mbërritën me një vizitë pune anija e patrullimit “Neustrashimij” e Flotës së Balltikut të Rusisë dhe anija universale daneze e drejtimit dhe mbështetjes “Absalon”. Të dyja anijet janë përfshirë aktivisht në të gjitha operacionet e zhvilluara kundër piratëve somalezë.