0Vizita e punës e Kryeministrit rus Vladimir Putin në Francë përfundoi me bisedën e tij gati 2-orëshe me Nicolas Sarkozy. Siç njoftuan në administratën e Presidentit francez, kjo është e lidhur me “gjerësinë e problematikës së prekur” nga bashkëbiseduesit. Një nga pikat kryesore të programit të punës së Kryeministrit rus në Francë u bë vizitimi nga ai i Sallonit Avia-Kozmik Ndërkombëtar në Le Bourget. Një ngjarje jashtëzakonisht e rëndësishme u bë edhe inaugurimi i Përmendores së ngritur për nder të kujtimit të luftëtarëve të Trupave Ruse, të cilat u dërguan në ndihmë të ushtrisë franceze në vitet e Luftës së Parë Botërore.