0Në Petrozavodsk (kryeqyteti i Republikës Karelia në veriperëndim të Federatës Ruse) janë ulur në gjysmë shtize flamurët shtetërorë. Janë anuluar të gjitha aktivitetet argëtuese. Aeroplani Tu-134, i cili u nis të hënën në darkë nga Moska, bëri një ulje të rëndë jo larg Petrozavodskut. Si rezultat 44 persona gjetën vdekjen. 7 pasagjerët e mbijetuar ndodhen në gjendje të rëndë dhe shumë të rëndë. 5 prej tyre me aeroplanin special të Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme u transportuan tashmë në klinikat e Moskës.