0Rusia sot kujton të gjithë të rënët në Luftën e Madhe Patriotike, pothuajse 27 milionë veta. 70 vjet më parë Gjermania naziste sulmoi pabesisht Bashkimin Sovjetik. Në kujtim të të rënëve në dhjetra qytete ruse po zhvillohet aksioni “Roje përkujtimore nderi” (“Garda memoriale”). Në Moskë u mblodhën pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur në Parkun Aleksandrovskij, në kodrat Pokllonaja dhe Voboriovi mijëra qytetarë. Në Vollgograd rinia dhe veteranët organizuan një tubim në kodërvarrin Mamajev Kurgan. Aktivitete përkujtimore po zhvillohen sot edhe në dhjetra qytetete jashtë shtetit. Evenimenti kryesor përkujtimor do të përqendrohet në Brestin bjellorus, i cili më 22 qershor të vitit 1941 morri mbi vete goditjen e parë të makinës naziste të luftës.