0Shitja e 2 helikoptermbajtëseve “Mistral” Rusisë është zgjedhje strategjike e Francës. Për këtë deklaroi Kryeministri francez François Fillon pas përfundimit të negociatave në Paris me Kryeministrin rus Vladimir Putin. Sipas fjalëve të Fillon, “ky hap dëshmon qartë se marrëdhëniet ruso-franceze e kapërcyen tashmë etapën e Luftës së Ftohtë dhe se dy vendet po synojnë tani krijimin e hapësirës unike ekonomike”. François Fillon mbështeti pranimin e Rusisë në OBT përpara fundit të vitit.