05 persona të plagosur gjatë rrëzimit të aeroplanit Tu-134 (Ту-134) në afërsi të Petrozavodskut u nisën tashmë me aeroplan të pajisur me aparatura speciale për në klinikat e Moskës. Të gjithë ata kanë kanë pësuar dëmtime kryesisht nga zjarri. Më parë ishte planifikuar që të dërgoheshin në Moskë 7 nga 8 viktimat e aksidentit ajror, por doli se për arsye shëndetësore 2 nga ata nuk mund të transportohen. Përsa i përket përcaktimit të identitetit të pasagjerëve që gjetën vdekjen, në pamundësi të identifikimit vizual të tyre ai do të bëhet me ndihmën e ekspertizës gjenetike.