0Anija kundër-nëndetëse ruse e Flotës Veriore të Rusisë “Admiral Çabanenko” dhe rimorkiatori i shpëtimit i Detit të Zi “Shahtior” (“Minatori”) mbërritën në bazën e Forcave Ushtarako-Detare të SHBA në Norfolk për pjesëmarrje në stërvitjet ushtarako-detare ndërkombëtare “FRUCUS-2011”. Përveç Rusisë dhe SHBA në to do të marrin pjesë gjithashtu Britania e Madhe dhe Franca. Objektivi kryesor i stërvitjeve është përpunimi i veprimeve të përbashkëta në luftën kundër piratëve dhe mbrojtjen e karvaneve të anijeve.