Shkarko audiofailin

Raundi i radhës i negociatave për Kosovën, i planifikuar për në fund të qershorit në Bruksel, mund të bëhet një moment me rëndësi jashtëzakonisht të madhe për nga pikëpamja e përmirësimit të marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Sipas fjalëve të Përfaqësueses zyrtare të BE Maya Kotsiyanchich (Maja Kocijançiç), palët “i janë afruar shumë përfundimit të marrëveshjes në lidhje me një sërë çështjesh”. Por në sfondin e një afrimi të caktuar të pozitave të Beogradit, Prishtinës dhe Bashkimit Evropian tingëlloi në mënyrë veçanërisht të vrazhdë deklarata e Zëvendësit të Sekretares amerikane të shtetit për Çështjet e Evropës dhe EuroAzisë Philip Gordon. Pasi ndërmorri një vizitë në Ballkan ai deklaroi, se Uashingtoni “është kategorikisht kundër” ndarjes së Kosovës në pjesën shqiptare dhe pjesën serbe. E megjithatë, pjesëmarrësit e negociatave brukseliane e konsiderojnë ndarjen si një nga opsionet për nxjerrjen e problemit kosovar nga qorrsokaku ligjor ndërkombëtar. Ja mendimi i vëzhguesit të “Zërit të Rusisë” Pjotër Iskenderov në lidhje me këtë problem. Autori shkruan:  Deklarata e diplomatit amerikan Philip Gordon duket si një përpjekje për ti drejtuar në mënyrë operative bisedimet që po vazhdojnë aktualisht në Bruksel në brazdën e interesave amerikane, të cilat konsistojnë në mbështetjen e gjithanshme, të plotë politiko-ushtarake të separatistëve shqiptarë. Gordon i siguroi liderët e Kosovës në pandryshueshmërinë e pozitës së SHBA përkatësisht mbështetjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës: “Kjo është pozita e qartë e SHBA dhe e tillë do të mbetet”. Nuk ka asnjë dyshim se deklarata të tilla e bëjnë më të ngurtë, më të ashpër pozitën e udhëheqjes kosovare, gjë kjo që nuk do të jetë aspak në dobi të negociatave, vuri në dukje në bisedën e zhvilluar me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti i Institutit të Sllavistikës të Akademisë së Shkencave të Rusisë Aleksandër Karasiov: “- Le të shohim tani se si do të sillet udhëheqja e Bashkimit Evropian. Në qoftë se ajo dëshiron arritjen e marrëveshjeve dhe përfshirjen e Serbisë e Kosovës në BE, atëhere kjo do të mund ta zbusë në një farë mase situatën. Përndryshe Uashingtonit dhe Brukselit, në një mënyrë apo në një tjetër, do tu duhet të përballen me zgjidhjen e problemit të serbëve të Kosovës, të cilët jetojnë kompaktësisht në pjesë veriore të Kosovës. Ndërsa për këtë do të duhen medoemos megjithatë disa modele kompromisi, të destinuara të kënaqin jo vetëm Prishtinën, por edhe Beogradin”, - konkludon Aleksandër Karasiov.

0Ndërkaq, vë në dukje gazeta kosovare “Koha Ditore”, krerët e BE po shqyrtojnë mundësinë e shpalljes nga ana e Bashkimit Evropian të deklaratës speciale për Kosovën.  Në të do të parashtrohen ato çështje, në lidhje me të cilat do të mund të arrijnë në marrëveshje delegacionet e Beogradit dhe Prishtinës. Kjo deklaratë do të ketë karakter detyrues për të dyja palët, por bërja publike e saj në emër të Brukselit do ti lejojë Serbisë të shmangë nënshkrimin e padëshirueshëm për të të dokumenteve drejtpërdrejt me delegacionin e Kosovës. Sipas të dhënave të botimit të sipërpërmendur, një sërë çështjesh mund të përfshihen në dokumentin përfundimtar tashmë më vonë - gradualisht, hap pas hapi, gjatë arritjes së marrëveshjeve. Nën një formulim të tillë mund të vërehet konfirmimi vijues, në një formë apo një tjetër, i ndarjes së Kosovës në pjesën serbe dhe atë shqiptare.

Pjotër Iskenderov