0Në Rusi u kthyen 55 piktura të Nikolai Ge - piktorit të famshëm rus të gjysmës së dytë të shekullit XIX, mjeshtrit të portreteve, tabllove historike dhe fetare. Pikturat e tij iu blenë një antikuari zviceran nga një bankë ruse dhe iu dhuruan Galerisë Tretiakov në Moskë. “Artisti ka parakaluar ndjeshëm kohën e vet dhe vetëm tani njerëzit filluan të perceptojnë madhështinë e vërtetë të penelit të tij”, - thotë kuratori i Galerisë. Midis veprave më të famshme të Nikolai Ge janë: “Darka e Fundit (Misterioze)” e vitit 1863, “Ç’është e vërteta?” e vitit 1890. Rezultat i mrekullueshëm i gjithë veprimtarisë së tij krijuese u bë tablloja “Kryqëzimi” (viti 1894). Në tetor në Galerinë Tretiakov do të hapet një ekspozitë e madhe me veprat e Nikolai Ge.