0Helikopterët ushtarakë rusë të transportit Mi-17V5 (Ми-17В5), të cilët i janë porositur nga SHBA Kompanisë shtetërore ruse “Rosoboroneksport” për  Afganistanin, do të dorëzohen deri në fund të vitit 2012. Kontrata parashikon prodhimin dhe dërgimin në destinacion të 21 helikopterëve të këtij modeli. Eksporti i makinave të para është planifikuar për në fund të këtij viti, kurse dorëzimi i helikopterëve të tjerë do të realizohet gjatë viti 2012. Këto afate i konfirmuan përfaqësuesit e “Rosoboroneksport” në Salloni Avia-Kozmik në Le Bourget të Francës. Sipas fjalëve të Drejtorit të Përgjithshëm të Kompanisë ruse Anatoli Isaikin, ka perspektiva të asaj që pas plotësimit të kontratës së parë ushtria e SHBA të porosisë një numër suplementar helikopterësh për Afganistanin.