0Vëllimi i eksporteve të armëve ruse në vitin 2011 do të tejkalojë shifrën përkatëse të vitit të kaluar. Për këtë deklaroi në Sallonin Avia-Kozmik në periferitë e Parisit, në Le Bourget, Zëvendës drejtori i Shërbimit Federal të Rusisë për Bashkëpunimin Tekniko-Ushtarak Aleksandër Fomin. Ndër tregjet më premtues për eksportet e armëve ruse ai përmendi Indinë, Vietnamin, Algjerinë, Kinën. Aleksandër Fomin vuri në dukje se eksportuesit rusë të armëve këto vitet e fundit kanë aktivizuar përpjekjet për tu rikthyer në rajone të tilla si Afrika dhe Amerika e Jugut. Vitin e kaluar eksportet e armëve ruse arritën një vëllimin total prej 10 miliardë $.