044 persona gjetën vdekjen dhe 8 u plagosën si rezultat i aksidentit ajror në Karelia (në veri të pjesës evropiane të Rusisë). Aeroplani pasagjer Tu-134 po fluturonte sipas itinerarit Moskë-Petrozavodsk. Në bordin e tij ndodheshin, sipas të dhënave disponuese, 52 veta. Aeroplani u rrëzua në autostradën që ndodhej vetëm 1 kilometër larg pistës së aeroportit. Midis viktimave janë një shtetas i Suedisë, një shtetas i Holandës dhe dy qytetarë të Ukrainës. Të gjithë të plagosurit, midis të cilëve edhe 2 fëmijë, janë shtruar në spital në gjendje të rëndë. Në Petrozavodsk për evakuimin e të plagosurve mbërriti aeroplani i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) IL-76 me mjekë dhe pajisjet e nevojshme në bord nga Moska. Hetimi po shqyrton disa versione të rrëzimit, duke përfshirë edhe faktorin (gabimin) njerëzor, kushtet e këqija të motit si dhe difektin e avionit dhe versionin e mosfunksionimit të pajisjeve aeroportit.