0Ministria ruse e Situatave të Jashtëzakonshme (MSJ) po dërgon ndihma humanitare në Bregun e Fildishtë (Côte d’Ivoire). Sot aeroplani rus IL-76 do të çojë në Abixhan më shumë se 36 ton mallra. Këto janë produkte ushqimore, batanije dhe çadra banimi (tenda). Gati 5 muaj zgjati në Bregun e Fildishtë konflikti i armatosur midis grupimeve të Presidentit të zgjedhur Alassane Ouattara dhe trupave të Laurent Gbagbo, që nuk dëshironte të braktiste postin e vet. Si rezultat i përplasjeve të armatosuara gjetën vdekjen më tepër se 3.000 veta në këtë vend.