0Në dy helikoptermbajtëset e desantit “Mistral”, që Rusia i bleu Francës, do të bazohen helikopterët e sulmit të modelit Ka-52. Për këtë njoftoi në Sallonin Ndërkombëtar të Aviacionit në Le Bourget Ministri i Mbrojtjes i Federatës Ruse Anatoli Serdiukov. Sipas fjalëve të tij, helikopterët ekzistues “do të përshtaten me variantin e tyre detar”. Në kuadër të kontratës për blerjen e helikoptermbajtëseve “Mistral” Franca do ti dorëzojë Rusisë edhe një sërë teknologjish “të ndjeshme”, përfshirë këtu edhe sistemin informativo-drejtues luftarak SENIT-9. Këto teknologji do të shfrytëzohen gjatë ndërtimit të dy helikoptermajtëseve të tjera në kantieret detare ruse.