0Pavarësisht nga situata e favorshme makroekonomike në vend shteti rus nuk do të heqë dorë megjithatë nga politika e rreptë buxhetore dhe frenimi i rritjes së shpenzimeve. Për këtë deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në mbledhjen kushtuar përpilimit të buxhetit për periudhën e viteve 2012-2014. Sipas mendimit të tij deficiti buxhetor në një kohë të afërt do të vazhdojë të ruhet. E megjithatë, financimi i programeve qëllimore federale këtë vit do të rritet deri në 920 miliardë rubla (më tepër se 30 miliardë $). Prioritet do ti jepet gjatë kësaj studimeve shkencore, aplikimit të inovacioneve dhe zhvillimit të teknologjive të larta.