0“Gazprom” planifikon të fillojë investimet aktive në zhvillimin e industrisë së energjisë elektrike evropiane. Për këtë deklaroi në konferencën për shtyp mbajtur në Moskë Zëvendësi i Kreut drejtues të “Gazprom” Aleksandër Medvediev. Sipas fjalëve të tij, Kompania tashmë po zhvillon negociatat me partnerët e vet gjermanë RWE, E.On dhe Wintershall për fillimin e prodhimit të e gazit të lëngëzuar në Gjermani. Negociata analogjike “Gazprom” po zhvillon edhe në lidhje me projektet e sferës energjetike në Evropës Lindore. “Ne nuk kemi ndërmend të jemi thjesht furnizues të gazit natyror, - deklaroi Aleksandër Medvediev. - Ne duam të investojmë në sferën e zhvillimit të industrisë së energjisë elektrike dhe i kemi të gjitha mundësitë për ta bërë këtë”.