Shkarko audiofailin

Temat e diskutimeve të sesionit veror të PACE, i cili po zhvillohet aktualisht në Strasburg, dëshmojnë mbi riorientimin evident të Këshillit të Evropës nga problemet e brendshme të kontinentit në ato të jashtme.

Kësaj teme i kushtoi komentin e vet vëzhguesi i Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” Pjotër Iskenderov. Autori shkruan: Në debatet e sipërpërmendura vendin kryesor do ta zerë tematika e Afrikës së Veriut. Kështu, delegacioni i parlamentit të Marokut ka sjellë me vete për nënshkrim me PACE-në Marrëveshjen “Partneriteti për hir të Demokracisë”. Vizionin e vet përkatësisht situatës së krijuar në rajonin e Afrikës së Veriut do ta parashtrojë Ministri i Jashtëm i Tunizisë Mohamed Mouldi Kefi. Kurse synimi i deklaruar nga deputetët për dhënien e mbështetjes “demokracive arabe” e bën të pashmangshëm diskutimin e situatës në Siri.

Përsa i përket gjendjes në rajonet problematike të Evropës, në radhë të parë në Ballkan dhe në hapësirën e ish Bashkimit Sovjetik, këto tema në rendin e ditës të sesionit aktual u përmendën vetëm kalimthi.

Përzgjedhja e temave për diskutim dëshmon mbi riorientimin serioz të PACE dhe, në përgjithësi Këshillit të Evropës, në drejtim të problemeve përtej kufijve të Evropës. Me sa duket nga të gjitha, mund të flitet mbi tentativat e Organizatës për forcimin e pozitave të veta në perimetrin e jashtëm të Evropës. Nga njëra anë, kjo do ti shërbejë në një farë mase lehtësimit të problemit të mprehtë me refugjatët dhe emigrantët e paligjshëm, i cili kërcënon stabilitetin politik dhe social të vendeve evropiane. Nga ana tjetër, mund ta ndihmojë udhëheqjen e Këshillit të Evropës të shpërqendrojë vemendjen e evropianëve nga problemet thellësisht kontinentale, të cilat u bënë pjellë e gabimeve vetiake dhe të metave në veprimtarinë e kësaj udhëheqjeje - të tilla si kriza financiare në një sërë vendesh të Evropës apo krimi i organizuar.

0Por në manovrat gjeopolitike të kësaj natyre ka njëfarë rreziku të caktuar megjithatë. Ai është i lidhur me kontradiktat serioze që ekzistojnë midis interesave të Këshillit të Evropës dhe autoriteteve të shteteve që hyjnë në këtë Organizatë, nga njëra anë, dhe pritjeve të shumicës së popullsisë evropiane nga ana tjetër. Kështu mendon Shefi i Departamentit të Sigurisë Evropiane të Institutit rus të Evropës Dimitri Danillov: “- Në këtë rast, sipas mendimit tim, në Evropë, si dhe më parë, vazhdon të ruhet një hendek evident mes autoriteteve pushtetore dhe shoqërisë: dhe duhet shtuar këtu si në nivel kombëtar, ashtu dhe mbikombëtar. Siç dëshmon fare qartë zhvillimi i ngjarjeve në Greqi, Spanjë dhe vende të tjera, popullsia e shteteve evropiane ngarkon me faj qeveritë e veta dhe udhëheqjen e Këshillit të Evropës pikërisht për përqëndrimin e vemendjes së tyre në realizimin e projekteve panevropiane dhe bile atyre globale në dëm të interesave social-ekonomike të shtetasve të vet. Dhe tani për tani nuk ekzistojnë kurrfarë arsyesh për të folur mbi kapërcimin e këtij hendeku që kërcënon unitetin e Evropës.

Pjotër Iskenderov