0Në Bordo, në jugperëndim të Francës, u hap ekspozita “Vinekspo 2011”. Në të kanë paraqitur prodhimet e veta 2.400 kompani nga 47 vende të botës, përfshirë edhe Rusinë. Stendat e kësaj ekspozite ndër më të mëdha në botë të verës dhe pijeve alkoolike i vizituan Ministri i Jashtëm francez Alain Juppe, homologu i tij gjerman Guido Westerwelle dhe Ministri i Bujqësisë i Francës Bruno Le Maire.