0Rusia dhe SHBA e kuptojnë për mrekulli palejueshmërinë e skenarit libian për Sirinë, deklaroi Ministri i Jashtën rus Sergei Lavrov. Ai kujtoi se e diskutoi këtë temë në një bisedë telefonike me Sekretaren ameriakane të shtetit Hillary Clinton. Federata Ruse do të bëjë gjithçka të mundur me qëllim që të mos lejohet rrëshqitja e situatës në Siri në brazdën e skenarit libian, theksoi Lavrov. Në të njëjtën kohë ai u bëri thirrje autoriteteve siriane për dialog me opozitën. Më parë Dimitri Medvediev në intervistën e vet dhënë gazetës britanike “The Financial Times” deklaroi, se Moska nuk do të mbështesë rezolutën e OKB-së kundër Sirisë, analogjike me të libiane.