Shkarko audiofailin

Ministrat e financave të eurozonës u detyruan të pranojnë se pa dhënien e një kësti urgjent kredie prej 12 miliardë euro Greqia mund të zhytet në kolaps (default) të plotë.

Por mjetet financiare tani për tani nuk ia dhanë asaj - duan të presin miratimin e kabinetit të ri nga parlamenti në Athinë si dhe aprovimin e vendimeve mbi reduktimin e radhës të shpenzimeve buxhetore. Kjo dhe do të përcaktojë si rezultat fatin e paketës së re të ndihmës financiare për Greqinë - figurojnë shifrat nga 90 deri në 120 miliardë euro. Dhe kjo suplementarisht shumës së caktuar tashmë prej 110 miliardë euro. Për të gjithë në BE është mëse e qartë, se pa një rreth (komardare) të ri shpëtimi Greqia nuk do të arrijë të mbahet dot në “sipërfaqe të ujit”. Kësaj teme i kushtoi komentin e vet vëzhguesi i “Zërit të Rusisë” Sergei Guk. Autori shkruan: Për herë të parë që nga fillimi i veprimtarisë së Bashkimit Evropian në vitin 1999 një nga partnerët e tij nuk është në gjendje të paguajë në mënyrë të mëvetësishme borxhet e veta. Kërkohet për këtë qëllim një injeksion serioz financiar. Atë ia premtojnë Greqisë në këmbim të reduktimit të mëtejshëm drakonian të një pjese të shpenzimeve buxhetore dhe shitjes totale të pronës shtetërore.

Populli është ngritur në revoltë. Në krye të protestuesve janë vënë sindikatat dhe studentët. Kërkesat e tyre janë të thjeshta. Ndalimi i mbylljes së shkollave të larta dhe likuidimit të specialiteteve të tëra. Që prindërve të mos i shkurtojnë edhe pa këtë pagat modeste të punës dhe të mos i rrisin moshën e daljes në pension, që autoritetet të mos nxjerrin në ankand pasuritë kombëtare - që nga portet, hekurudhat e deri tek llotaritë. Nga kredia e BE dhe FMN prej 110 miliardë euro tashme 53 miliardë janë shpenzuar - po për çfarë? Ministri i Financave kërkon hua të reja. Po kush do ti paguajë gjithë këto borxhe - gjeneratat e ardhshme?

Do të jetë shumë e vështirë tani të mblidhet për Greqinë një paketë e re njëqind miliardëshe dhe Bashkimi Evropian e vë në dyshim të madh aftësinë e Greqisë për të kthyer ndonjëherë të paktën një pjesë të këtyre borxheve. Shpresat në atë, se si minimum 1/3 e kredisë prej 120 miliardë euro do ta japin bankat dhe fondet private, janë shumë të dobëta. Si mund të detyrohen bankat të japin hua? Rusllan Grinberg, Drejtori i Institutit rus të Ekonomisë, i përgjigjet në këtë mënyrë kësaj pyetjeje. “- Do t’ua mbushin mendjen megjithatë. Do tu thonë: ju na jeni drejtuar ne për para gjatë kohës së krizës? Mund tu premtojnë ujen e taksave. Pra, do të përdorin edhe kulaçin, dhe kërbaçin. Sepse janë gjepura ato që thonë, se biznesi është i ndarë nga autoritetet pushtetore. Biznesi është i ndarë, i pavarur nga ato vetëm kur është i vogël. Ndërsa kompanive të tilla të mëdha si “Daimler” apo “General Electric” shteti u vjen në ndihmë. Ato ndodhen në bashkëveprim të ngushtë midis tyre”, - thotë Rusllan Grinberg.

0Vazhdon të mbetet ende pa përgjigje pyetja: përse miliarda euro zhyten në vorbullë thëthitëse dhe humbasin pa lënë gjurmë pa bërë ndonjë efekt të dukshëm? Ne nuk mundemi, deklaroi ish-Ministri gjerman i Financave Peer Steinbrϋck të hedhim pa dobi në erë një kredi pas tjetrës. Dhe ky është një konstatim plotësisht i drejtë. Po ç’mund të propozohet në vend të kësaj?

Sergei Guk