0Për në Rusi u nis nga Qendra e posaçme kërkimoro-shkencore e Romës shtami i bacilit të rrezikshëm të zorrëve dhe specialistët e instituteve të Shërbimit Federal për monitorimin veterinar dhe fitosantar të Rusisë “Rospotrebnadzor” do të kenë mundësi ta studiojnë më në fund atë. “Me përpunimin e sistemeve të testimit ka të ngjarë të angaxhohet Instituti Qendror i Epidemiologjisë i Rusisë. Në rast nevoje me punën e tij mund të bashkohen edhe institute të tjera”, - njoftoi Kryemjeku shtetëror sanitar i Federatës Ruse Gennadi Onishçenko. Shpërthimi i epidemisë së infeksionit intestinal (të zorrëve) fillimisht u fiksua në veri të Gjermanisë. Sipas të dhënave të fundit, që nga fillimi i majit janë regjistruar më tepër se 3.000 raste prekjeje të njerëzve nga infeksioni i rrezikshëm, numri i të vdekurve arriti në 38 persona.