0Ekipi përfaqësues i Rusisë u shpall fitues i Kampionatit Evropian të  Atletikës së Lehtë, i cili përfundoi të dielën në Stokholm. Sportistët rusë arritën të grumbullojnë 385 pikë në kualifikimin e përgjithshëm ekipor, duke lënë pas sportistët e Gjermanisë, që i ndiqnin këmba-këmbës ata, me 53,5 pikë. Skuadra përfaqësuese e Ukrainës me 304 pikë mbylli rrethin e treshes së ekipeve më të mira. Të dielën sportistët rusë fituan 12 medalje: 4 ari, 6 argjendi dhe 2 bronzi.