0Presidenti i Federatës Ruse është i pakënaqur nga ritmet e dobëta të modernizimit në vend dhe nuk heq përgjegjësinë nga vetja për këtë. Në intervistën dhënë botimit britanik “The Financial Times” ai vuri në dukje se ka mbetur i zhgënjyer nga ritmet e përmirësimit të standarteve së jetesës dhe treguesit ekonomikë. E megjithatë, vendi po zhvillohet pavarësisht nga kriza e rëndë financiale globale, deklaroi Medvediev. Ekonomia ruse jo vetëm që nuk falimentoi, por dhe kapërceu me sukses mjaft probleme serioze, konkludoi Presidenti.