0“Ndarja e Kosovës (në pjesën serbe dhe atë shqiptare) mund të jetë e mbarsur me pasoja serioze rajonale, të cilat do të kishin karakter negativ për mbarë rajonin. Një Ballkan i tillë, i cili do të ndërtohej mbi bazë të konturimit të vijave kufitare përreth çdo grupi etnik, do të ishte rrugë drejt katastrofës së vërtetë. Dhe kjo nuk është aspak ajo që mbështesim ne”, - deklaroi në Prishtinë për gazetarët Zëvendësi i Sekretares amerikane të shtetit për çështjet e Evropës dhe EuroAzisë Philip Gordon. Gjatë vizitës së vet në Prishtinë ai u takua me Presidenten e Republikës së Kosovës Atifete Jahjaga dhe Kryeministrin Hashim Thaçi. Philip Gordon për të satën herë me radhë konfirmoi pozitën e pandryshueshme të Uashingtonit në mbështetje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. “Kjo është pozita e qartë e SHBA dhe ajo e tillë do të mbetet edhe në të ardhmen”, - tha ai.