Zëri i Rusisë Rusia mund të mishërojë në jetë projektin e zhvillimit të modernizimit dhe është plotësisht e aftë të ndërmarrë një sërë hapash me qëllim të minimizimit të rreziqeve të jashtme. Me një deklaratë të tillë doli Presidenti i Rusisë Dimitri Medvediev në hapjen e Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut.

Ndërsa lajtmotivi kryesor i fjalimit të tij tingëlloi thjeshtë: Rusia po hap “Korridorin e Gjelbër” për investitorët nga mbarë bota.

“- Rusia duhet të ofrojë mundësi të reja - që nga kërkesa konsumatore në rritje e deri tek dhjetra projekte infrastrukturore si dhe të demonstrojë perspektiva të reja në lidhje me krijimin e Hapësirës Unike Ekonomike me fqinjët tanë. Kjo do të na shndërrojë objektivisht ne në një nga tregjet më të mëdha e më atraktive në botë. Ne do të reduktojmë pengesat ekzistuese për investimet e huaja dhe shpresojmë të përfundojmë procesin e hyrjes së Rusisë në OBT, kurse më pas dhe në Organizatën për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Rusia tashmë që prej kohësh shprehet e gatshme për tu bashkuar me OBT, por nga ajo tani po përpiqen të arrijnë si shumë lëshime në këmbim të anëtarësimit. Një qasje e tillë është krejtësisht e papranueshme dhe Rusia nuk do të ndërmarrë lëshime të tilla që janë krejtësisht të paleverdisshme për të”, - tha Presidenti i Rusisë.

Federata Ruse do të shfrytëzojë maksimalisht pozitat e veta në institutet ndërkombëtare, tha Presidenti Dimitri Medvediev, duke patur parasysh “G-8” dhe BRIKS. Pjesëmarrja aktive në këto 2 formate i jep mundësi Rusisë të dalë në rolin e një lloj “ure” ndërlidhëse për harmonizimin e qëndrimeve diverse dhe për një punë më efikase të forumit më prestigjioz ekonomik aktual  - “G-20”, vuri në dukje Presidenti rus.

Aktualisht Rusia ka dalë me një sërë iniciativash, të cilat po diskutohen gjerësisht në platformat e autoritetshme ndërkombëtare. Ndër to mund të përmendim edhe sigurinë bërthamore, edhe sigurinë e punës në shelfe, çështjet e pronës intelektuale dhe të drejtave të autorit. Të gjitha këto janë shembuj të punës së suksesshme të përbashkët të Rusisë dhe vendeve të tjera. Medvediev njoftoi gjithashtu, se autoritetet ruse në një kohë të afërt do të marrin vendimin që ka të bëjë me heqjen e kufizimeve për vendosjen dhe qarkullimin e letrave ruse me vlerë jashtë vendit.

0Midis proceseve që po ndodhin aktualisht në vetë Rusi Presidenti vuri në pah në veçanti zhvillimin më aktiv të aktivitetit sipërmarrës privat dhe investimeve private me mbështetjen e shtetit. Bile më tepër se kaq, Presidenti theksoi se vetë shtetit nuk i duhen aspak vëllimet e mëdha të pasurive, ndërsa kjo do të thotë se planet përkatësisht privatizimit duhet të zgjerohen. E formuluar në hapa konkretë kjo tingëllon thjeshtë: deri në 1 gusht qeveria duhet të korrektojë grafikun e privatizimit. Presidenti është mëse i bindur se privatizimi do të realizohet mbi bazë të rregullave transparente, bashkëkohore me qëllim që të tërheqë vemendjen e investitorëve efektivë privatë dhe të mbledhë sa më shumë mjete financiare për buxhetin rus.

Anna Forostenko