Zëri i Rusisë Moska u vizitua nga Jimmy Wales - ideologu dhe themeluesi i Wikipedia-s - Enciklopedisë më të popullarizuar online në botë.

Erdhi ai vetëm për një ditë në kryeqytetin rus me qëllim që për herë të parë të flasë në Rusi mbi të ardhmen e krijesës së vet me akses të lirë e falas, ndërsa më kryesorja - Enciklopedisë më të hapur në botë, e cila kremtoi përvjetorin e saj 10 vjeçar. Aktualisht në të janë përfshirë rreth 18 milionë artikuj në 260 gjuhë të ndryshme. Në bazë të Enciklopedisë qëndron programi kompjuterik me kod të hapur për akses: të shkruajë dhe të redaktojë në të mundet kushdo që dëshiron. Site tani renditet në vendin e pestë në botë përkatësisht vizitimit - 400 milionë përdorues në muaj. Ky site nuk i bën kurrfarë reklame vetes, nuk merr asnjë cent nga përdoruesit. Vërtet, njëherë burimi iu drejtua për ndihmë përdoruesve të vet dhe arriti të mbledhë si rezultat 16 milionë dollarë. Njëri ndër të parët që iu përgjigj kërkesës së Wikipedia-s për ndihmë ishte Kryeredaktori i Enciklopedisë së Madhe Ruse. Meqë ra fjala, tani ai po përgatit web site analog rus duke u bazuar në përvojën e kolegut të vet amerikan. Me një përjashtim të vetëm - do të mund të plotësojnë Enciklopedinë virtuale vetëm ata persona që në jetën reale kanë marrë gradë shkencore. Ardhja e Themeluesit të Wikipedia-s në Moskë u bë eveniment i rëndësishëm për përdoruesit rusë të rrjetit Internet. Më 15 qershor ai morri fjalën në Moskë. Një pjesë të veçantë të raportit të vet mbi të ardhmen e Internetit ai ia kushtoi Dimitri Medvedievit, duke vlerësuar mjaft lart nismën e Presidentit të Federatës Ruse në sferën e reformimit të ligjeve mbi mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe rregullimit të funksionimit të Internetit. Sipas fjalëve të Themeluesit të Wikipedia-s, Presidenti i Rusisë “është i vetmi ndër gjithë udhëheqësit botërorë që i kushton vemendjen e duhur këtyre çështjeve”.