Shkarko audiofailin


Republika e Çekisë i refuzoi vendosmërisht SHBA dislokimin në territorin e saj të elementeve të mbrojtjes antiraket (MAR).

 Arsyeja - Praga nuk dëshiron të pranojë rolin e shërbëtorës së thjeshtë të Pentagonit. Pala çeke do të donte që Uashingtoni ti jepte asaj të drejta të barabarta me amerikanët për shfrytëzimin e bazës së radarit, e cila planifikohet të duket në territorin e Çekisë në kuadër të dislokimit të sistemit amerikan të MAR. Në veçanti, Praga këmbënguli në të drejtën e vet për të ndikuar në marrjen e vendimeve, në qoftë se papritmas do të lindë nevoja për lëshimin e antiraketës. Të mendohet se amerikanët do ta pranojnë një kusht të tillë, duke u shprehur butë këtu, do të ishte naivitet i madh. Dhe ky naivitet është karakteristik jo vetëm për çekët, por edhe për pothuajse të gjitha vendet me të ashtuquajturën demokraci të re. Si rregull, një infantilizëm i tillë politik është i lidhur me euforinë që provojnë të gjitha këto shtete gjatë anëtarësimit në struktura të tipit të NATO-s apo BE.

Por politika amerikane ndaj aleatëve të vet në Evropë është ndërtuar gjithmonë mbi bazë të parimit të marrëdhënieve të më të madhit me më të voglin. Bile dhe kur kryeqytetet jo më të fundit evropiane përkatësisht rëndësisë e peshës së vet të tilla si Parisi e Londra refuzuan në mënyrë kategorike të marrin pjesë në intevencionin në Irak, Uashingtoni jo thjesht që nuk denjoi të marrë në konsideratë mendimin e tyre, por dhe premtoi bile ti ndëshkojë paq partnerët e vet ashtu siç e meritojnë. Ky fakt, sipas logjikës së thjeshtë të gjërave, duhej të bëhej një mësim i mirë për “evropianët e rinj”. Por besimi naiv në atë, se amerikanët do të flasin me ta nga pozitat e të barabartit, i shtyu qeveritë e vendeve të Evropës Lindore tu hyjnë aventurave më të ndryshme: që nga dërgimi i kontingjenteve qesharake ushtarake në po atë Irak e deri tek konfrontimet, pakënaqësitë politike në Evropë. Dhe kjo çoi në krijimin e tensioneve serioze tashmë në vetë Evropë.

Me ardhjen e Barack Obama-s në Shtëpinë e Bardhë evropianët filluan të shpresojnë se qëndrimi i SHBA ndaj Evropës do të ndryshojë. Por siç mendon Drejtori i Institutit rus të SHBA dhe Kanadasë Pavell Zollotariov, do të ndryshojë vetëm forma e ushtrimit të presionit mbi partnerët në Evropë, kurse vetë thelbi do të mbetet po ai. Dhe pavarësisht nga reagimi i disa shteteve, sistemi i MAR do të dislokohet megjithatë në Evropë: “- Siç është shkruar fare qartë në dokumentin e tyre - “Pasqyra për mbrojtjen antiraket” - i cili u bë publik që në shkurt të vitit të kaluar, SHBA po krijojnë sistemin e mbrojtjes antiraket të vendeve të NATO-s duke e ndërlidhur në mënyrë fare të qartë këtë sistem me kapitullin e Traktatit të Uashingtonit mbi mbrojtjen kolektive”, - tha Pavell Zollotariov.

0Siç thotë një fjalë e urtë ruse: “Vendi i shenjtë nuk mbetet kurrë bosh”. Pasi morrën refuzimin në fjalë nga çekët, amerikanët do të fillojnë të ushtrojnë presion tani mbi partnerët e tjerë në Evropën Lindore. Sipas disa të dhënave, në Rumani dhe në Bullgari shprehen të gatshëm të pranojnë pa kurrfarë kushtesh në territoret e veta elementet e sistemit amerikan të MAR. Në përgjithësi, evidentohet qartë pandryshueshmëria e qasjes përkatësisht dominimit global të SHBA. Dhe do të ishte naivitet i madh të besohej se SHBA do të heqin dorë ndonjëherë nga kjo doktrinë. Ndërsa kjo do të thotë, se mendimi i cilitdo aleat evropian vetëm do të merret parasysh.

Mihaill Kurakin