0Vullkani Shiveluç, që shpërtheu në Gadishullin e Kamçatkës, “volli” një kolonë 10 kilometërshe hiri e gazi. Për 24 orët e fundit në zonën përreth vullkanit Shiveluç u regjistrua një numër i madh tërmetesh lokale dhe rrëshqitje gurësh e shkëmbinjsh. Erupsioni i vullkanit filloi vonë në mbrëmjen e 16 qershorit dhe vazhdoi rreth 50 minuta. Vullkanit i është atribuuar shkalla më e lartë e rrezikshmërisë, kodi i kuq. Kjo do të thotë se ai është shumë i rrezikshëm për aviacionin dhe turistët. Vullkani Shiveluç është vullkani më aktiv në veriun e skajshëm të Gadishullit të Kamçatkës. Pas një pauze të gjatë vullkani Shiveluç filloi të aktivizohet në 4 dhjetor të vitit 2006. Përforcimi i erupsionit të tij ndodhi në maj të vitit 2009.