0Roli i Rusisë në rregullimin e situatës në Libi është jashtëzakonisht i kërkuar, deklaroi Përfaqësuesi special i presidentit të Federatës Ruse Mihaill Margellov në konferencën për shtyp mbajtur në Tripoli pas përfundimit të takimit me Kreun e MPJ të Libisë Abdel Ati al-Obeidi. Sipas fjalëve të Mihaill Margellovit, Tripoli do të pranojë zhvillimin e negociatave për të ardhmen e Libisë vetëm me kusht të vendosjes së menjëhershme të armëpushimit në vend. Margellov tha gjithashtu, se kësaj here nuk ishte planifikuar takimi i tij me Muammar Gaddafin. Me propozimin e Liderit libian ai do të mbahet gjatë vizitës së tij të ardhshme në Tripoli.