0Refuzimi i Çekisë për dislokimin në territorin e vet të radarit të mbrojtjes evropiane antiraketë diktohet nga interesat e sigurisë kombëtare, mendojnë ekspertët ushtarakë rusë. Sipas mendimit të tyre, Praga vendosi ta sigurojë veten nga veprimet e kundërpërgjigjes të Moskës. Nuk ka pikë dyshimi se në Çeki morrën parasysh në këtë rast prirjet e opinionit publik, i cili e percepton për mrekulli se radari i mbrojtjes antiraketë (MAR) do të ishte objekt i goditjes prioritare në rast të lindjes së ndonjë konfliktit ushtarak, theksuan ekspertët.