Zëri i Rusisë Teherani nuk mbart plane për krijimin e armës bërthamore dhe do të ndërmarrë masa suplementare për rritjen e transparencës së programit të vet bërthamor, njoftoi Ministri i Jashtëm i Rusisë Sergei Lavrov pas përfundimit të bisedimeve mes liderëve të Rusisë dhe Iranit.

Nga ana e vet Presidenti Dimitri Medvediev i bëri thirrje Teheranit për një bashkëveprim më konstruktiv me “gjashtëshen” e ndërmjetësuesve ndërkombëtarë (në të cilën hyjnë Rusia, Kina, Franca, SHBA, Britania e Madhe dhe Gjermaninë) për rregullimin e problemit bërthamor iranian. Sipas fjalëve të Lavrovit, reagimi i Ahmadinexhadit ndaj kësaj thirrjeje ishte pozitiv. Presidenti i Iranit pranoi, se “gjashtëshja” është një mekanizëm tejet i rëndësishëm, me të cilin vendi i tij shprehet i gatshëm të bashkëpunojë, ndër të tjera edhe në lidhje me problemin bërthamor.

Programi bërthamor i Iranit që prej kohësh nuk po i lë të qeta SHBA dhe një sërë vendesh të Evropës Perëndimore. Shumë nga ato e akuzojnë Teheranin për përpunim të armës bërthamore nën maskimin me programin e zhvillimit të energjetikës atomike për qëllime paqësore. Teherani i hedh poshtë këto konfirmime dhe deklaron se e gjithë puna zhvillohet për plotësimin e nevojave të vendit me energji elektrike.

Deklarata e Ahmadimexhadit, sigurisht, është shumë e rëndësishme. Por me konfirmime të tilla ai ka dalë tashmë mëse një herë, thotë bashkëpunëtorja e Institutit rus të Orientalistikës Irina Zviagelskaja: “- Ai përherë thotë se programi bërthamor i Iranit është ekskluzivisht paqësor. Por ekzistojnë vlerësime të ndryshme të ekspertëve rusë dhe të huaj, të cilët mendojnë se veprimet e Iranit në sferën bërthamore mund të çojnë në krijimin e armës bërthamore nga ai. Ja këtu dhe evidentohen disa dallime mes pozitës zyrtare të Iranit dhe pozitës së ekspertëve. Në të njëjtën kohë unë mendoj se një hap tejet pozitiv është ai, se Ahmadinexhad deklaroi mbi gatishmërinë e vet për tu rikthyer në tryezën e bisedimeve në përpjekje të zgjidhjes së këtij problemi me mjete politike. Megjithëse edhe ndonjë entuziazëm i madh nuk mund të provohet në lidhje me këtë fakt për shkak se këto negociata kanë rifilluar dhe janë bllokuar disa herë. Le të jemi të sinqertë e të pranojmë atë të vërtetë të pamohueshme: se Irani është bashkëbisedues shumë i vështirë”, - konstatoi Irina Zviagelskaja dhe vazhdoi më tej si vijon: “- Ekzistojnë metoda të cilat mund të qetësojnë, të largojnë druajtjet e komunitetit ndërkombëtar, përfshirë mes tyre edhe transparencën absolute të programit të tij bërthamor, edhe aksesin e vëzhguesve ndërkombëtarë dhe vëzhguesve të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA) në objektet bërthamore iraniane”, - tha Irina Zviagelskaja.

0Në qoftë se Irani do të pranojë ti plotësojë këto kushte, atëhere shqetësimet e komunitetit ndërkombëtar do të largohen vetëvetiu.

Svetllana Andrejeva