0Lideri libian Muammar Gaddafi nuk është i gatshëm të braktisë postin e vet, deklaroi në Tripoli Përfaqësuesi i presidentit të Federatës Ruse Mihaill Margellov. Sipas fjalëve të tij, kështu tingëlloi përgjigja e Kreut të MPJ të Libisë Abdel Ati al-Obeidi ndaj pyetjes: nëse është i gatshëm vallë Gaddafi të japë dorëheqjen nga pushteti me kusht të vendosjes së armëpushimit? Përsa i përket të ardhmes së Libisë, duhet thënë, se shumë gjëra do të varen nga ajo nëse do të dijë të bashkojë radhët e veta elita e vendit. Aktualisht ajo është e përçarë. Nuk mund të mos merren parasysh edhe pozitat e fiseve. Mihaill Margellov tha, se një nga detyrat e misionit të tij është dhënia e ndihmës për ngritjen e urave ndërlidhëse midis palëve konfliktuese libiane.