0Rusia dhe Kina do të vazhdojnë të zhvillojnë partneritetin strategjik gjithpërfshirës. Për këtë flitet në deklaratën e përbashkët të Presidentit të Federatës Ruse Dimitri Medvediev dhe Kryetarit të Republikës Popullore të Kinës Hu Jin Tao. Palët ranë dakort për të thelluar bashkëpunimin tregtar dhe ekonomik, përshirë edhe atë energjetik, dhe për të zhvilluar bashkëveprimin në sferën ushtarake. Duke prekur situatën në botë, udhëheqësit e Rusisë dhe Kinës bënë thirrje për zgjidhjen e problemit bërthamor të Iranit dhe Koresë së Veriut vetëm e vetëm me “mjete politike e diplomatike”. Përveç kësaj, ata u shprehën kundër ndërhyrjes së forcave të jashtme në proceset e brendshme në vendet e Afrikës së Veriut dhe Lindjes së Afërme.