Shkarko audiofailin

Situata me perimet në Evropë nuk shkakton ndonjë optimizëm të madh në Rusi. Kështu mendon Kryemjeku sanitar i Federatës Ruse Gennadi Onishçenko. Moska nuk ka marrë që nuk ka marrë deri tani nga Komisioni Evropian certifikatën e cilësisë së perimeve të destinuara për import, e cila iu premtua asaj në samitin e paradokohshëm Rusi-BE.

Ndalimi ndaj importit të perimeve evropiane vazhdon të veprojë në Rusi pavarësisht nga marrëveshja e arritur më parë mbi atë, se Rusia do të lejojë importin e partive të caktuara të perimeve nga BE nën garancitë e dhëna prej shteteve konkrete. Zgjatja e “moratoriumit perimor” është e lidhur me faktin, se në Botën e Vjetër po vjen duke u rritur numri i personave të prekur nga infeksioni intestinal. Kurse shumë të infektuar bile edhe pas shërimit do të vazhdojnë të vuajnë nga sëmundje kronike. Viktima të epidemisë u bënë tashmë 38 veta, kurse numri i përgjithshëm i të infektuarve i ka tejkaluar tashmë të 3.200 personat. Ndërkaq duhet thënë se shumica e vdekjeve - 37 veta - është regjistruar në Gjermani.

Ndërkohë Komisioni Evropian shprehu pakënaqësinë e vet nga vazhdimi i ruajtjes së embargos ruse. Dhe kjo është plotësisht e kuptueshme: Rusisë i bie për pjesë rreth 25% e eksporteve evropiane të perimeve. Në konferencën për shtyp mbajtur në Bruksel Komisionerja Evropiane Pia Hansen deklaroi, se burimi i infeksionit është identifikuar dhe është larguar nga tregu dhe prandaj ruajtja e embargos nga ana e Rusisë është e pajustifikuar tani. Vatra e infeksionit ndodhet në rajonin e Hamburgut. Burimi i tij janë filizat e bimëve të sojës në fermën lokale të Hamburgut. Në fakt, këto javët e fundit është njoftuar mëse një herë mbi përcaktimin e burimeve të infeksionit. Por të gjitha këto variante, si përfundim, nuk kanë gjetur konfirmim. Kështu që skepticizmi i mjekëve inspektorë sanitarë rusë është po aq i kuptueshëm si dhe pakënaqësia e Komisionit Evropian. E rëndësishme është tani që të merret përgjigje përkatësisht pyetjes: si u ndodh në filizat e sojës bacili Escherichia coli? Ndërsa  në lidhje me këtë evropianët nuk mund të thonë asgjë, shprehet Zëdhënësi i Shërbimit Federal të monitorimit veterinar dhe fitosanitar “Rosselhoznadzor” Aleksei Aleksejenko: “- Kolegët tanë në Bashkimin Evropian po bëjnë një punë mjaft aktive për gjetjen e burimit të infeksionit, por tani për tani pa rezultat. Kjo është e lidhur me faktin e vetë problemit shumë të komplikuar. Në qoftë se do të provohet se burimi i infektimit të atyre produkteve, prej të cilave u sëmurën njerëzit janë me të vërtetë filizat e bimëve të sojës, atëhere do të duhet të bëhet edhe hapi tjetër. Të gjendet burimi i infektimit të sojës. Më tej gjithçka do të bëhet e qartë dhe mund të konkludohet se çështja u mbull dhe se epidemia u shtyp”, - tha Aleksei Aleksejenko.

0Por çfarëdo zhvillimi që të marrë situata, Moska ka ndërmend të mbajë megjithatë një qëndrim konstruktiv. Sapo të marrë përgjigje të sakta në lidhje me infeksionin e perimeve ajo do të heqë embargon. Por kjo nuk do të thotë aspak se në Rusi do të vërshojnë ashtu menjëherë perimet evropiane. Kontrolli do të vazhdojë të mbetet rigoroz. Dihet mirë se në Rusi janë shumë të rrepta standartet e cilësisë së produkteve bujqësore, gjë kjo që nuk i vjen aspak për mide burokratëve në Bruksel. Ndërkohë që duhet theksuar se shëndeti i njerëzve është shumë më i rëndësishëm se tregtia.

Aleksandër Vatutin