0Përfaqësuesi Special i presidentit të Federatës Ruse për Libinë Mihaill Margellov u nis për në Tripoli për zhvillimin e negociatave me udhëheqjen e këtij vendi. Ai ka ndërmend të takohet me Kryeministri libian Mahmoudi Baghdadi dhe anëtarët e kabinetit të ministrave. Sipas mendimit të diplomatit, negociatat do të lejojnë të sqarohet nëse ka vallë të paktën ndofarë “rezerve, mundësie minimale” për zgjidhjen paqësore të problemit libian. Para se të fluturonte për në Tripoli ai u njoftoi gazetarëve, se një nga temat e negociatave të tij do të bëhet fati i Liderit libian Muammar Gaddafit. “Rrugëdalje nga situata e krijuar mund të bëhej varianti, kur Gaddafi të mbetej në Libi si person privat, duke hequr dorë nga pushteti, ndërsa familja e tij - nga vendim-marrjet ekonomike”, - theksoi Mihaill Margellov.