Zëri i Rusisë Administrata e SHBA vazhdon “të mbështesë në mënyrë të pandryshueshme” planet e Rusisë për hyrjen në OBT. Për këtë deklaroi Zëvendësja e përfaqësuesit amerikan për negociatat tregtare Miriam Sapiro në prag të mbërritjes së vet për pjesëmarrje në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar në Petersburg. Ajo kujtoi, se gjatë vizitës së paradokohshme të “G-8” në Deauville të Francës Presidenti Barack Obama i deklaroi homologut të vet rus Dimitri Medvediev, se bashkimi i Rusisë me OBT do të jetë i dobishëm jo vetëm për ekonomitë e dy vendeve, por edhe për gjithë botën.