0Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev do të zhvillojë sot negociata me Kryetarin e Republikës Popullore të Kinës Hu Jin Tao, i cili ndodhet aktualisht me një vizitë pune në Rusi. Palët do të diskutojnë një spektër të gjerë çështjesh të bashkëveprimit dypalësh, në radhë të parë - zhvillimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare. Lideri kinez mbërriti në vigjilje në Moskë nga Astana-ja, ku së bashku me Presidentin e Federatës Ruse morri pjesë në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait.