0Në Shën Petersburg sot do të zhvillohen aktivitetet e para të planifikuara në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar. Tema kryesore e tij është zhvillimi i ekonomisë botërore në kushtet e reja. Në këtë Forum marrin pjesë Kryetari i Republikës Popullore të Kinës Hu Jin Tao, Kryeministri i Spanjës José Luis Rodríguez Zapatero, Presidentët e Finlandës dhe Kazakistanit, respektivisht, Tarja Kaarina Halonen dhe Nursulltan Nazarbajev, si dhe drejtuesit e më tepër se 250 kompanive të mëdha botërore. Me fjalën e hapjes në mbledhjen e parë të Forumit do të dalë Presidenti i Federatës Ruse Dimitri Medvediev.