Zëri i Rusisë Në Shën Petersburg po starton Forumi Ekonomik Ndërkombëtar (nga 16-18 qershor). Vitet e fundit ai është shndërruar në një platformë të rëndësishme diskutimesh, në të cilën biznesi vendas dhe i huaj dhe qeveria ruse zhvillojnë dialog të drejtpërdrejtë dhe publik.

Mbi drejtimet kryesore të punës së Forumit tregoi për “Zërin e Rusisë” Drejtori i përgjithshëm i kompleksit ndërkombëtar të ekspozitave “Lenekspo” Sergei Alekseiev: “- Më shumë se 700 firma dhe gati 2.500 pjesëmarrës pritet të vijnë në Forumin tonë. Motoja e Forumit të këtij viti është “Liderët për një epokë të re”. Do të diskutohen edhe 3 drejtime kryesore - “Sigurimi i rritjes ekonomike globale”, “Krijimi i kapitalit krijues në Rusi” dhe “Teknologjitë që zgjerojnë horizontet”. Unë dua të theksoj se do të diskutohen, në përgjithësi, çështjet që kanë të bëjnë me të ardhmen e botës sonë: Rusia dhe bota, Rusia dhe SHBA, Rusia dhe Bashkimi Evropian”, - tha Sergei Alekseiev.

Politika dhe ekonomia në Forumin Ekonomik Ndërkombëtar të Shën Petersburgut janë pashmangshmërisht të ndërlidhura. Biznesmenët presin nga autoritetet sinjale të qarta përkatësisht rrugëve të zhvillimit të marrëdhënieve, modernizimit të legjislacionit, ndryshimeve tatimore dhe kursin e përgjithshëm të qeverisë. Kurse Kremlinit i duhet medoemos lidhja e ndërsjelltë (feedback). Zyrtarët e pranojnë se komuniteti i biznesit (sipërmarrësit) reagon gjithmonë në mënyrë të ndjeshme, të përgjegjshme dhe operative ndaj ndryshimeve të koniunkturës politike dhe asaj të tregut. Dhe mendimi i biznesit është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Forumi Ekonomik Ndërkombëtar i Petersburgut është një mundësi suplementare për të mbledhur në një platformë lojtarët kyçë të degëve të veçanta. Ndërkohë që çështje për diskutim ka shumë e shumë. Duhet thënë se vendimet që merren në të përcaktojnë zhvillimin e tregut për vitet në vijim, vë në dukje Andrei Bader, Drejtori për marrëdhëniet korporative të kompanisë “Nestle Rusia”: “- Ky është një rast unikal në Rusi, kur të gjithë lojtarët kyçë të tregut mblidhen në një vend, në një platformë mjaft të përshtatshme dhe tejet tërheqëse për negociata, për shkëmbim të lirë mendimesh. Në Forum nuk vijnë për të zgjidhur një çështje konkrete të vetme. Problemet për drejtuesit e kompanive që marrin pjesë në Forum janë mjaft të gjera dhe kanë të bëjnë me gjithë degën. Këto janë tendencat me perspektiva afatmesme dhe afatgjatë nga 3 deri në 10 vjet”, - tregoi Andrei Bader.

0Unikaliteti i Forumit të Shën Petersburgut konsiston edhe në gatishmërinë për komunikimin të hapur, të sinqertë dhe zhvillim dialogu të ministrave të qeverisë ruse. Me qëllim që ministrave ti drejtohen pyetje apo të diskutohet me ta mbi veprimet e departamenteve të tyre nuk është e nevojshme të regjistrohesh për takim. Ata janë midis pjesëmarrësve të “tryezave të rrumbullakëta” dhe promovimeve të shumta. Forumi tradicionalisht i sjell leverdi të mëdha pjesëmarrësve. Dhe jo vetëm në rritjen e prestigjit, imazhit. Kështu, sipas përfundimeve të Forumit të vjetshëm Peterburgas u lidhën kontrata në 5 miliardë euro. Edhe këtë vit organizatorët e tij shpresojnë në sukses.

Polina Romanova