Zëri i Rusisë Ekipi kombëtar i Rusisë (femra) arriti fitoren e dytë në superfinalen e kampionatit botëror të waterpolit që po zhvillohet në Tjanzin të Kinës. Në ndeshjen e turit të dytë ruset fituan ndaj Spanjës me rezultatin 14:6. Në vigjilje, në ndeshjen e startit, ato mundën kanadezet me rezultatin 9:8. Takimin e ardhshëm përfundimtar të turit paraprak ekipi kombëtar i Rusisë do ta zhvillojë me ekipin e Australisë në 16 qershor.