Zëri i Rusisë Gjuha ruse luan një rol të veçantë në zhvillimin e bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, deklaroi kreu i administrates së presidentit të Rusisë Sergej Narrishkin në Kongresin e shtypit rusishtfolës në Kiev, Kongres ky i kushtuar bashkësisë të mediave rusishtfolëse. Narrishkin i dha fletë lavdërimi të qeverisë ruse Shërbimit në gjuhën ruse të radio “Praga”, gazetave “Korrieri Lituanez” dhe “Gjermania ruse”, kurse çmimi “Për kontribut personal në zhvillimin e shtypit rusishfolës” iu dha veteranit të gazetarisë rusishtfolëse në Gjeorgji Mark Rrivkin. Vitin e ardhshëm Kongresi do të zhvillohet në Itali.