Zëri i Rusisë Shërbimi Federal i kontrollit veterinar dhe fitosanitar i Rusisë vendosi kufizime të përkohshme për importin e produkteve bujqësore nga disa ndërmarrje nga 14 shtete, ndërmjet tyre dhe katër vende të BE, për shkak të përhapjes në BE të një forme shumë patogjene të bacilit intestinal (Escherichia coli), thuhet në njoftimin e dikasterit rus. Shqetësim të veçantë sjell fakti, që shërbimet kompetente të Gjermanisë dhe BE deri tani nuk kanë gjetur burimin e vërtetë të ndotjes së produkteve bujqësore nga bacili vdekjeprurës intestinal.