Zëri i Rusisë Popujt e Ukrainës dhe Rusisë kanë lidhje miqësore dhe farefisnore dhe këto tradita të mira duhet t’i ruajmë dhe t’i zhvillojmë, deklaroi Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç, gjatë fjalimit të tij në Kiev përpara delegatëve të Kongresit të XIII botëror të shtypit rusishtfolës. Ai nënvizoi, se vendimi  kyç i marrë nga autoritetet e reja është vendosja e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë me Rusinë, të cilat ishin ndërprerë vitet e fundit  dhe nuk i shërbenin interesave kombëtare të Ukrainës. Marrëdhëdhëniet midis Kievit Moskës ishin të ngrira gjatë periudhës së drejtimit të Viktor Jushenko-s.