Zëri i Rusisë Ekspertët e FMN mendojnë, se në Rusi është plotësisht e mundur arritja e rritjes ekonomike deri në 6 % në vit madje dhe më shumë. Për këtë deklaroi Kreu i Misionit të FMN në Rusi Juha Kähönen. Ai paraqiti në Moskë vlerësimet dhe parashikimet e gjendjes ekonomike ruse, të cilat u përgatitën sipas përfundimeve të konsultimeve të zhvilluara me autoritetet, biznesmenët dhe bankierët. FMN parashikon rritjen e GDP gjatë këtij viti në 4,8% me rënie në dy vitet e ardhshme deri në 4%. Vlerësimet ruse për periudhën analogjike janë 5-6,5%.

Inflacioni në Rusi, sipas parashikimeve të Fondit, do të përbëjë këtë vit 8%. Qeveria e Rusisë parashikon nivelin e tij në 7,5%. Kjo do të thotë se FMN solidarizohet me autoritetet monetare ruse në lidhje me atë, se në vitin 2011 nuk do të ketë inflacion me 2 shifra. Gjatë këtyre viteve të fundit ka qenë e pamundur të arrihet një gjë e tillë.

Bashkë me këtë analistët e FMN e këshillojnë Rusinë të rreptësojë më shumë politikën kreditoro-monetare, në veçanti, heqjen nga qarkullimi të parave të “tepërta” dhe rritjen e normave të kredidhënies me qëllim që të shtrenjtohen paratë. Rekomandime të tilla kanë provokuar gjithmonë debate e diskutime të nxehta në gjirin e komunitetit ekspert rus. Dhe kësaj here mendimet e ekspertëve u ndanë. Në intervistën dhënë “Zërit të Rusisë” eksperti i Shkollës së Lartë Ekonomike Eugjeni Jasin deklaroi si vijon: “- Sipas mendimit tim, parashikimet janë pak a shumë të vërtetësishme, të besueshme. Po, vërtet, niveli i inflacionit vazhdon të mbetet akoma shumë i lartë. Ai praktikisht nuk do lejojë avancimin e ndjeshëm të ritmeve të rritjes ekonomike. Duhet të kufizohen shpenzimet shtetërore dhe të reduktohen sasia e ofertës monetare”, - tha Eugjeni Jasin.

Me pozitën e FMN dhe opinionin e Eugjeni Jasinit debaton Anatoli Aksakov, Presidenti i Shoqatës së Bankave Rajonale të Rusisë: “- Rekomandimet që jepen në lidhje me rritjen nga Banka Qendrore të normave të interesit është vështirë që të mund të konsiderohen luftë kundër inflacionit. Sepse në këtë mënyrë ne do të pengojmë prodhimin vendas, meqenëse ai nuk do të ketë mundësi të marrë kredi relativisht të lira. Kurse në kushtet e Rusisë inflacioni varet jo nga vëllimi dhe çmimi i masës monetare që derdhet në ekonomi, por, para së gjithash, nga struktura e ekonomisë dhe nga ajo se vetë ekonomia asorbon, thith masën e parasë. Stimulimi i zhvillimit të ekonomisë dhe krijimi i vendeve të reja të punës do të ndihmojë për “bluarjen” e masës së parasë që derdhet në ekonomi pa presion mbi inflacionin.

0FMN parashikon deficitin buxhetor të Federatës Ruse për këtë vit në nivelin 1% të PBB-së, në vitin 2012 - afër zeros. Vërtet paralajmëron gjatë kësaj - se pa mbështetjen e dollarëve të fituar nga shitja e naftës dhe gazit këtë vit ai mund të përbëjë 11%. Bashkë me këtë, theksoi Juha Kähönen, çmimet e larta të naftës krijojnë mundësi të mira për reformat ruse dhe kontribuojnë për rritjen ekonomike. Këto vlerësime përkojnë plotësisht me ato ruse.

Konstantin Garibov