0Shërbimet speciale ruse identifikuan, arrestuan apo asgjësuan pothuajse të gjithë organizatorët dhe bashkëfajtorët e akteve terroriste në metronë e Moskës dhe në aeroportin e Domodiedovo, tha drejtori i FSB (Shërbimi Federal të Sigurisë) Aleksandër Bortnikov. Duke folur në mbledhjen e Komitetit Kombëtar Antiterror ai gjithashtu pranoi se ekziston rreziku i akteve të tjera. Organizatat terroriste ndërkombëtare dhe krerët e bandave të paligjshme të Kaukazit të Veriut, nuk heqin dorë nga planet për akte terroriste në objektet kyçe të infrastrukturës. Bortnikov u shpreh, se brenda një viti e gjysëm në Rusi janë parandaluar më shumë se 30 akte diversive në objektet industriale dhe të transportit.