Zëri i Rusisë Më 15 qershor kremtohet 90-vjetori i ditëlindjes së ortopedit të famshëm rus Gavrill Ilizarov. Vetë doktori ka ndërruar jetë shumë kohë më parë, por çdo vit falë aparatit të tij i rikthehen jetës normale rreth 7.000 të sëmurë.

Me emrin e tij është i lidhur një nga drejtimet tejet të rëndësishme në ortopedi - zhvillimi i osteosintezës (osteosynthesis), thotë akademiku i Akademisë Ruse të Shkencave Mjekësore Nikollai Gerasimenko: “- Deri para shpikjes së tij pacientët ishin të detyruar të rrinin shtrirë në tërheqje e me pesha. Kjo metodë kurimi, trajtimi zgjaste disa muaj. Kurse pastaj, në qoftë se kockat ngjiteshin jo ashtu siç duhet, ne detyroheshim ngandonjëherë ti thyenim sërish ato”, - tregon Nikollai Gerasimenko.

Ekziston legjenda, sipas së cilës aparatin e vet Gavrill Ilizarov e shpiku kur punonte si mjek në spitalin rural të qarkut të Kurganit në Ural. Njëherë ai po shkonte me karrocë të mbrehur me kalë të vizitonte një pacientin e vet dhe vemendjen e tij e tërhoqi mënyra se si ishte fiksuar mashkulli në të dyja anët e  qerres tek qaforja e kalit. Dhe sapo mbërriti në shtëpi ai me mjete rrethanore improvizoi prototipin e aparatit të ardhshëm për bishtin e thyer të lopatës. Në vitin 1951 ai projektoi konstruksionin për ngjitjen e kockave të thyera, i cili është bërë aktualisht i njohur në mbarë botën. Në vend të allçisë (gipsit) përdoren dy unaza me shtiza të kryqëzuara brenda tyre, të cilat fiksohen me bulona, gjë kjo që siguron palëvizshmërinë e plotë në vendin e thyerjes së kockës. Kockat me anë të këtij aparati jo vetëm që ngjiten me saktësi, pa kurrfarë zhvendosje, por dhe jashtëzakonisht shpejt - për 8 ditë. Një rezultat i tillë sensacional nuk ishte fiksuar ndonjëherë në historinë e mjekësisë! Një vit më vonë në shtyp u duk njoftimi mbi atë, se me ndihmën e shpikjes së vet doktor Ilizarov arriti ti zgjasë këmbën pacientit deri në 12,5 centimetra. Me kalimin e kohës u bënë mijëra operacione të tilla dhe mirënjohja e pacientëve ndaj doktorit duarartë ishte e pakufijshme. Më i njohuri ndër këta pacientë, ndoshta, është atleti i famshëm në gjithë botën i kërcimit së larti, “njeriu-raketë” Valeri Brumel. Në vitin 1965 ai pësoi një aksident me motor. Si rezultat i thyerjes së gjymtyrës së poshtme njëra këmbë i mbeti më e shkurtër se tjetra. Talenti i doktorit Gavrill Ilizarov e riktheu Valeri Brumel-in në sportin e madh. Brumel vetëm 5 muaj pas operacionit arriti të marrë në kërcimin së larti lartësinë 2 metra e 5 centimetra. Njerëzit vinin tek mjeku çudibërës nga të gjitha skajet e vendit. Operacionet filluan të bëhen në seri, ndërsa rezultatet e tyre ishin befasuese.

Metodat shkencore dhe praktike të përpunuara nga doktor Ilizarov në lëmin e Ortopedisë nuk po vjetërohen me kalimin e kohës, përkundrazi ato nuk kanë analoge në trajtimin e disa sëmundjeve të caktuara. Gjatë prekjes nga osteomyelitis, inflamacioni purulent i kockave dhe kur e gjithë kjo zhvillohet në sfondin e defektit apo mosgjitjes (nonunionit) të kockës, në këtë rast është i pamundur aplikimi i implantit të brendshëm, sepse ai nuk do të bëjë gjë tjetër veçse do të përkeqësojë sëmundjen. Në këto kushte aparati i Ilizarovit ka një avantazh jashtëzakonisht të madh: meqenëse me ndihmën e tij mund të eliminohet njëkohësisht edhe procesi purulent i kockës, edhe problemi ortopedik.

0Për meritat e veta në fushën e mjekësisë Gavrill Ilizarov është nderuar me shumë çmime, por siç thonë, më i shtrenjtë ndër të gjitha ato ishte për të Urdhëri “Buzëqeshja”, me të cilin e dekoruan atë fëmijët. Ndoshta për shkak se atë vetë dikur, në fëmijëri, e shpëtoi nga vdekja një ndihmës mjek i zakonshëm fshati. Pas këtij rasti djali morri vendimin e patundur: kur të rritem do të bëhem mjek që të mund të shpëtoj njerëzit nga vuajtjet e sëmundjet. Dhe ai ia arriti qëllimit të vet!

Elena Kovaçiç dhe Andrei Smirnov