0Monitorimi i rrezatimit në Lindjen e Largët po vijon në regjim të zakonshëm. Monitorimi i situatës do të realizohet nga më shumë se 300 stacione tokësore. Menjëherë pas avarisë së 11 marsit në elektrostacionin atomik japonez “Fukushima-1” në Qarkun Federal të Lindjes së Largët të Rusisë u organizuan 630 poste kontrolli radiacioni, ndër të tjera edhe në helikopterë dhe anije. Tejkalim i sfondit normal të rrezatimit radioaktiv nuk është vërejtur deri tani. Nuk është evidentuar rrezatim as në prodhimet e detit.