0Në kryeqytetin francez po përfundojnë përgatitjet për inaugurimin e Memorialit të Trupave Ruse të Ekspedicionit. Ai do të vendoset më 21 qershor jo larg Pallatit Grand Palais dhe urës së Aleksandrit të III për nder të kujtimit të ushtarëve dhe oficerëve rusë që mbrojtën kufijtë e Francës në vitet e Luftës së Parë Botërore. Rusia dërgoi në vitin 1916 në Evropë në ndihmë aleatëve të vet Trupat Ruse të Ekspedicionit në përbërjen e të cilave hynin më tepër se 45 mijë ushtarakë. Autori i këtij Memoriali është skulptori i njohur rus Vladimir Surovcev.