0Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin mbërriti në Gjenevë për pjesëmarrje në punimet e sesionit të 100-të të Konferencës Ndërkombëtare të Punës. Që nga koha e themelimit të Organizatës Ndërkombëtare të Punës në vitin 1919 Rusia për herë të parë është përfaqësuar në konferencë në një nivel kaq të lartë. Pritet që diskutimet në mbledhjet plenare me pjesëmarrjen e Kryetarëve të Shteteve dhe Qeverive ti kushtohen drejtësisë sociale. Sipas statistikave të Organizatës Ndërkombëtare të Punës, 80% e popullsisë së botës është e pambrojtur nga ana sociale.