0Limiti i kuotës së tanishme ditore të OPEK-ut mbi eksportet e naftës prej 24.84 milionë fuçi nuk është më i vlefshëm, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i OPEK-ut Abdalla Salem al-Badri. Në sesionin e OPEK-ut në Vjenë ndodhi faktikisht ndalimi i veprimit të mekanizmit të kuotave maksimale të OPEK-ut për prodhimin e naftës. Kurrfarë vendimi tjetër nuk u morr në të. Njëkohësisht Arabia Saudite njoftoi mbi synimin e vet për zgjerimin e prodhimit të naftës. Sipas fjalëve të Abdalla Salem al-Badri, rrugëzgjidhja e situatës së mbarsur me krizë, që u krijua në gjirin e Organizatës, do të gjendet në dhjetor në sesionin e radhës të OPEK-ut.